Administrator për Rezidenca Civile

Punajuaj
  • Post Date: January 7, 2022
  • Apply Before: May 8, 2022
  • Applications 0
  • Views 10
Job Overview

AGIKONS Sh.p.k. është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.

Kompania po kërkon të punësojë:   Administrator për Rezidenca Civile.

Detyrat

  • Administratori duhet të ndërrmarrë kontrolle periodike për problemet teknike dhe higjeno-sanitare, për gjendjen e pronës e të objekteve në bashkëpronësi si sisteme ndriçimi, ashensorë, sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit, praninë e insekteve dhe parazitëve dhe ndërmerr veprime për të zhdukur dëmtimet e pronës apo praninë e faktorëve që mund të përbëjnë rrezik për epidemi dhe sëmundje të ndryshme.
  • Verifikon dhe zgjidhë problemet dhe shqetësimet e ngritura nga departamenti i Marketing dhe Shitje dhe ai Inxhinierik.
  • Disiplinon përdorimin e sendeve të përbashkëta dhe cilësinë e shërbimeve në interes të perbashkët, në mënyrë që të sigurohet përdorimi sa më i mirë i mjediseve dhe sendeve të përbashkëta.
  • Realizon faturimin e shërbimeve të administrimit me korrëktësi dhe përgjegjësi maksimale.
  • Koordinon aktivitetet e ndërtimit me ato të mirëmbajtjes.
  • Përgatit raporte në bazë të shënimeve ditore të problemeve dhe e paraqet atë të Eprori në çdo kohe dhe realizon kontrolle çdo ditë për zbatimin e rregullave të bashkëjetesës.
  • Menaxhon zgjidhjen e problemeve të ndryshme, si ato të marrëdhënieve mes klienteve ashtu dhe ato të mirëmbajtjes dhe raporton për çdo zgjidhje të dhënë.
  • Zbaton vendimet e marra nga kompania, të karakterit disiplinor për zbatimin dhe mirëfunksionimin e çdo elementi të rregullores së administrimit të pjesëve në bashkëpronësi.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e mesem.
  • Përbën avantazh Arsimi i Lartë.
  • Të ketë të pakten 5 vjet eksperiencë të ngjashme pune.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të ketë automjetin e tij personal.

Aplikantët e interesuar mund të dërojnë CV në adresën e email: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 0684052085.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.