Agronom / e

Punajuaj
  • Post Date: January 12, 2022
  • Apply Before: May 13, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

Ne po zgjerohemi ! Kompania bio.inspecta shpk , ne zgjerim te aktivitetit te saj ne standarte te tjera certifikimi eshte ne kerkim te personave ambicioze, qe kerkojne te zhvillohen dhe rriten profesionalisht ne fushen e bujqesise dhe standarteve te cilesise.

Adresa : ‘Rruga e Kavajes ‘, Nd.132 , Hy.9, Ap.43, 1023 Tiranë, Shqipëri

Kush jemi ne: bio.inspecta shpk eshte nje trupë inspektim/çertifikimi me aktivitet ne Shqiperi dhe Kosove per ofrimin e sherbimeve te inspektimit dhe certifikimit sipas standarteve te ndryshme te cilesise dhe menaxhimit. E akredituar dhe e njohur nga Komisioni Europian për të kryer aktivitetin e inspektim- çertifikimit sipas rregullores organike ekuivalente me EEC 834/2007. Perfaqesuese e bio.inspecta AG , Zvicer per Shqiperine dhe Kosoven ,me nje prezence te gjere ne tregun nderkombetar dhe sherbime cilesore.

Kualifikimet

Te domosdoshme:

  • Arsim në shkencat bujqësore ose eksperiencë e gjatë në fermë.
  • Te jete i/e organizuar ne pune dhe te kete aftesi ne zbatimin dhe zhvillimin e procedurave.
  • Bashkepunues dhe i gatshem te perballoje pune intensive gjate sezonit bujqesor.
  • Lejedrejtim automjeti dhe gatishmeri per te udhetuar dhe punuar ne terren.
  • Komunikim shume te mire ne gjuhen shqipe dhe angleze si dhe aftesi te mira kompjuterike.
  • Te kete integritet te larte ne pune dhe te respektoje politikat e kompanise ne lidhje me konfidencialitetin.

Perbejne avantazh:

  • Njohuri rreth praktikave te mira bujqesore
  • Njohuri rreth kerkesave te rregullores organike
  • Njohuri per sektorin e bimeve aromatike medicinale, fruta-perimeve.
  • Eksperienca te meparshme me standarte te ndryshme te menaxhimit , sigurise dhe cilesise ushqimore. ( GLOBALG.A.P , bujqesi e qendrueshme, HACCP  etj.)

Kushtet e punes :

  • Full time / Part time / Free Lancer
  • Klime bashkepunuese dhe formuese
  • Mundesi per promovime dhe formime te metejshme
  • Fryme skuadre

Kandidatet jane te lutur te dergojne Jeteshkrimin (CV) ne adresen e email contact@albinspekt.com

Per me shume info rreth Albinspekt-bio.inspecta vizitoni web site tone: www.albinspekt.com

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.