ARKETAR/E

Punajuaj
  • Post Date: January 11, 2022
  • Apply Before: May 12, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

Connect Group ka nisur aktivitetin e tij në industrinë e veglave të punës në vitin 1998 dhe sot pas shumë vitesh punë dhe të suksesshme mbi të gjitha, jemi në treg me 2 pika shitje.  Zgjerimi I biznesit nuk ka ndodhur vetëm në shtrirje fizike, por edhe duke konsoliduar marrëdhenie goxha të mira me kompani të huaja jashtë vendit, dhe vlen per tu theksuar se 90% e gamës së produkteve qe tregëtohen janë te importuara nga jashtë duke u shndërruar edhe distributor për Shqipërine të disa firmave të ndryshme.

Connect group i shërben të gjithë kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture, inerte, mobileri, lavazhe, kantiere ndërtimi etj.
Cilësia, siguria në punë dhe efikasiteti janë tiparet kryesore të cilat kanë celur portën e suksesit deri më tani, si edhe vizioni ynë për të ecur perpara.

Detyrat

  • Të kuptojë se si funksionon sistemi organizativ.
  • Të menaxhoje arkën dhe të bëjë rakordimet e duhura.
  • Përgatitja e faturave me TVSh dhe kuponave tatimorë.
  • Të asistojë kolegët në flukse pune,
  • Te njohë produktet dhe kategorite e tyre.
  • Të kujdeset për gjëndjen e inventarit në kohën e lirë,
  • Spontimi dhe kontrollimi i mallit.

Kualifikimet

  • Te jetë i/e komunikueshëm/komunikueshme dhe të kuptojë & plotësojë kërkesat e cdo klienti maksimalisht.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të përballojë presionin e punës.
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet në punë.
  • Të jetë korrekt/e me orarin dhe detyrat që i caktohen.
  • Të jetë njohës i mire i paketës Office.

Cdo gjë tjetër që nuk është përmëndur në këtë dokument do t’ju komunikohet verbalisht.

Orari është i detyrueshëm të zbatohet nga i gjithë stafi pa përjashtim.

E hënë – E premte: 7:30– 16:00
E shtunë: 7:30- 14:00
E dielë: Pushim

Nëse mendon se i plotëson kriteret e lartëpërmëndura dhe je gati për tu bëre pjesë e kompanisë sonë, dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it: hr@connectgroup.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per zhvillimin e intervistes.

Adresa: Rruga Siri Kodra, ngjitur me karburantin Gega Oil, ish Frigoriferi.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.