Arkitekt/e

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 19, 2021
  • Apply Before: January 18, 2022
  • Applications 0
  • Views 5
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.  Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Arkitekt/e    Arkitekti/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.

Detyrat

  • Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
  • Koordinon dhe zbaton Projektin.
  • Analizon dhe Vizaton detajet tip.
  • Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
  • Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
  • Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
  • Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet master në “Arkitekturë”.
  • Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
  • Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
  • Të zotërojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Paga është e negociueshme në varësi të eksperiencës së kandidatit.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience4 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.