Arkitekt/e

Punajuaj
  • Post Date: January 5, 2022
  • Apply Before: May 6, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

USLUGA, një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim dhe manaxhim pronash në Shqipëri, kërkon të punësojë:

Arkitekt (Me eksperience ne projektim Interier per Hapesira Komerciale,Biznesi dhe Objekte Industriale)

Detyrat

  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e ndërtimit;
  • Të jetë përgjegjës për sigurinë, përshtatshmërinë dhe estetikën e ndërtesave; Harton strukturat/ vizatimet/ planet ne përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet / rregulloret në fuqi;
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë; Koordinon punën e projektuesve të disiplinave të tjera të përfshirë në projekt;
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve te kostos për projekte të reja;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Shoqëron Klientët ne objekt për ti prezantuar projektin/pronën;
  • Informon Klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit dhe shërbimet e tjera që ofron kompania ne projekt;
  • Analizon kërkesat e Klientëve për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;
  • Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës në lidhje me ecurinë e klientëve;
  • Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen;

Kualifikimet

  • Të zotëroje diplomë universiteti në Arkitekturë.
  • Të paktën 7 vjet eksperiencë si ne fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Eksperince ne projektim interier per qendra tregtare dhe biznesi;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira prezantuese;
  • Njohje e mirë e legjislacionit për urbanistiken;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, Photoshop;
  • Me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj,
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV në: info@usluga.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYDesigning
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.