Arkitekte

Punajuaj
  • Post Date: December 29, 2021
  • Apply Before: May 27, 2022
  • Applications 0
  • Views 10
Job Overview

Arlis Ndërtim është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese. Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet. Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të stafit hapim vendin vakant në pozicionin ; Arkitekte

Pozicioni: Arkitekte

Departamenti: Teknik

Përmbledhja e pozicionit:

Arkitekti do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, ndryshime skicash, etj, gjate punes se projekteve, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.                                                                    

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse
  • Zbaton dhe koordinon dhe jep ide mbi projektet
  • Analizon dhe Vizaton detajet tip.
  • Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
  • Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit
  • Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm
  • Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
  • Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanisë
  • Te karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia
  • Te ecë me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë
  • Të ruaj konfidencialitetin dhe të ketë integritet të lartë

Kualifikimet

Edukimi dhe Kualifikimet

  • Arkitekt/e i/e diplomuar, me eksperiencë
  • Të kete aftesi te mira analitike.
  • Të kete aftesi te mira te punoje ne grup.
  • E detyrueshme te kete njohuri te gjuheve te huaja preferohen anglish/ italisht.
  • Të kete njohuri te programeve 3Dmax, Autocad, Revit, etj.
  • Të jetë i/e aftë të identifikojnë probleme komplekse dhe të propozoje/zbatojë zgjidhje për to.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura luten të dergojne CV-në e tyre në adresën e email: xh.cobani@arlis.al me subjekt: Arkitekte

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.  

Suksese!

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderFemale
  • INDUSTRYDesigning
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.