Asistente Operacionale

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 29, 2021
  • Apply Before: February 28, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Asistente Operacionale

Detyrat

– Realizon mirëpritjen dhe delegimin e klientëve sipas departamenteve që kanë takime, sipas procedurave dhe standardeve të vendosura nga kompania.
– Ndjek problemet me telefon për sektoret e tjerë të kompanisë brenda dhe jashtë rezidencës.
– Menaxhon informacionet e përditshme, telefonin, kontrollon email-in dhe bën delegimin e email-eve tek personat përkates.
-Rakordim me Operacionet për itineraret e Furnitoreve dhe nxjerrja e çdo destinacioni me aplikacionin GPS.
-Mbajtja e blloqeve të Urdhër-Daljeve në shpërndarjen e kancelarisë sipas cdo Departamenti dhe hedhja e tyra në tabelë exeli në mënyre sistematike.
-Asistence për punet e dhëna nga Menaxheret e Projekteve & Departamentit të Transporteve.
– Fotokopjet, skanimet, printimet të jenë të përfunduara deri në deadline e percaktuar nga Menaxheri i Projektit të secilit Objekt.
– Asistence për punët e dhëna nga Burimet Njerëzore.
– Ndjek mbledhjen e regjistrave të instruktimeve teknike për objektet në të cilat punohet dhe së bashku me përgjegjesin teknik bën tabelën finale për dorëzimet dhe sigurohet që të gjitha objektet janë dorëzuar.
– Skanon intruktimet për çdo muaj dhe i kalon në folderin dixhital.
– Bën furnizimet me kancelari për llogari të shoqërisë dhe bën shpërndarjen tek stafi sipas kërkesave.
– Asistencë për punët e dhëna nga CEO.
– Realizim i detyrave të tjera administrative të nevojshme për mbarvajtjen e proçeseve të punës.

Kualifikimet

– Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Drejtësi, Shkenca Sociale, Ekonomike.
– Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.
– Preferohen kandidate me eksperiencë të ngjashme pune.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
– Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.

Aplikantët e interesuar mund të na dërgojnë CV në adresën tonë të email: hr@agikons.com

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderFemale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.