Audit i Brendshem

Punajuaj
  • Post Date: January 1, 2022
  • Apply Before: May 2, 2022
  • Applications 0
  • Views 9
Job Overview

Eurolab Internacional Grup, lider ne fushen e importit dhe distribucionit ne Shqiperi, per shkak te zgjerimit te aktivitetit shpall pozicionin vakant: “Auditues i Brendshem i Standarteve ISO”

Detyrat

Detyrat dhe Pergjegjesite

1. Kontrollon, verifikon dhe vlerëson aktivitetet e departamenteve / bashkëpunëtorëve dhe punën individuale të punonjësve të kompanisë, në mënyrë që të
përcaktojë pajtueshmërinë me rregulloret e kompanisë, standardet ISO, procedurat, proceset dhe politikat.
2. Zhvillon dhe menaxhon sistemin e kompjuterizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditimit të brendshëm.
3. Kryen auditime dhe verifikime tematike në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë proceseve të punës, përpilon raporte përkatëse dhe bën sugjerime.
4. Koordinon dhe menaxhon angazhimet e auditimit në departamentet përkatëse dhe punonjësit përkatës, gjatë procesit të performancës së auditimit të
brendshëm.
5. Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë procesit të auditimit dhe përpilon raporte informacioni për drejtuesit e kompanisë.
6. Bashkëpunon me manaxherët e sistemit për përmirësimin e vazhdueshëm të kërkesave të standarteve sipas procedurave te kompanise.

Kualifikimet

Kualifikimet / Kerkesat:

1. Te kete perfunduar arsimin e larte, preferohet drejtimi ekonomik.
2. Mbi 5 vjet experience pune ne pozicione te ngjashme, avantazh eksperienca ne industrine FMCG.
3. Njohuri shume te mira te standarteve te Auditimit, Certifikim si Auditues i Brendshem
4. Njohuri shume te mira të gjuhës angleze te folur dhe te shkruar
5. Aftesi shume te mira te perdorimit te Paketes MS- Office.
6. Aftesi te spikatura organizative & komunikuese.

 

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën hr@eurolab.com.al
Në subjekt të e-mailit te vendoset pozicioni i punes per te cilin aplikohet. Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.

Shënime
[I]Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale).

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.