Auditues i Brendshëm

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 23, 2021
  • Apply Before: January 22, 2022
  • Applications 0
  • Views 8
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. Në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar në pozicionin:  Auditues i Brendshëm

Detyrat

– Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura.
– Identifikon, zhvillon dhe dokumenton proceset e auditimit, duke dhëne rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me çështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin ose përmirësimin e procedurave të departamentit të shoqërise së Audituar.
– Identifikon dhe rekomandon kontrolle specifike të paplanifikuara apo duke përsëritur një kontroll të parashikuar në planin vjetor, në bazë të njohurive të fituara gjatë vëzhgimit të një procesi.
– Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshme të shoqërive dhe siguron inputin e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për planin vjetor të auditit. – Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me proceduren e auditit.
– Monitoron, udhëheq, rishikon punën dhe kontrollet e kryera nga stafi i nivelit më të ulët brenda strukturës së Auditit dhe e transmeton tek Eprori.
– Komunikon/ndihmon në komunikimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve përmes raporteve të shkruara dhe prezantimeve verbale sipas afateve të përcaktuara në planin e punës.
– Respekton afatet e parashikuara në planin vjetor për kontrollet e mbuluara nga ky pozicion.
– Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.

Kualifikimet

– Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet.
– Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në sektorin auditues.
– Të ketë trajnime profesionale si auditues dhe të jetë i çertifikuar si i tillë.
– Të zotrojë shumë mirë ”Paketën Office” dhe programet financiare.
– Të ketë aftësi shumë të mira analitike, manaxheriale dhe vendimarrëse.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
– Të ketë aftësi për të punuar nën trysni dhe në përmbushjen e afateve.
– Të zotrojë në nivel të mire gjuhën Angleze.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.