Brand Manager/e

Punajuaj
  • Post Date: January 1, 2022
  • Apply Before: May 2, 2022
  • Applications 0
  • Views 9
Job Overview

ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: Brand Manager/e  Brand Manger është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të markave dhe produkteve të caktuara, nëpërmjet zgjedhjes dhe përshtatjes së strategjive për tregun e synuar.

Detyrat

  • Kërkim dhe analizim i tregut.: Menaxherët e Markave kryejnë hulumtime të tregut në mënyrë që të përditësohen me trendet e klientëve, si dhe bazat për të parashikuar tendencat e ardhshme;
  • Strategjitë e markës: Bazuar në udhëzimet e markës dhe analizat e tregut, Menaxherët e Markave zhvillojnë strategji të markave, plane të markave dhe mbikqyrin fushatat e marketingut nëpër platformat e shtypit, transmetuese dhe online, për të siguruar që produktet dhe shërbimet të përmbushin pritshmërinë e klientëve dhe të ndërtojnë besueshmërinë e markave. Planet e markës duhet të përfshijnë KPIs (Key Performance Inidicatiors – Treguesit Kyç të Performancës) dhe ROI. (Return on Investment – Kthimi nga Investimi);
  • KPI/ROI e projekteve: Menaxherët e Markave analizojnë suksesin e fushatave të marketingut (arritja e KPI, ROI), përgatisin njoftimin për përmirësimin dhe raportet përkatëse;
  • Ngjarjet dhe materialet: Organizimi i ngjarjeve të tilla si hedhja në treg e produkteve, ekspozitat dhe fotosesionet në bazë të programeve vjetore nga marka e aprovuar në fillimin e vitit;
  • Klientët dhe puna në ekip: Menaxherët e Markave për të rritur performancën realizojnë takime me klientët dhe vizita në treg të paktën 2 herë në muaj;
  • Raportimi dhe prezantimi: Menaxherët e Markave përgatisin raporte mujore të markave ose sipas udhëzimeve nga menaxheri përkatës;

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  • Të kenë jo më pak se 3 vite pune në pozicionin Brand Manager ose Menaxher Produkti;
  • Aftësi shumë të mira njohëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar (nivel i avancuar);
  • Aftesi te provuara ne menaxhimin e buxhetit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
  • Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office;
  • Të zotërojë patentë të klasit B.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: o.cela@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.