Customer Care Attendant

Punajuaj
  • Post Date: January 13, 2022
  • Apply Before: May 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumice dhe pakicë, po kërkon të punësojë:
Punonjës i Kujdesit ndaj Klientit

Detyrat

  • Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë Kujdesit ndaj Klientit dhe pranë sportelit tek Kthimet.
  • Dëgjon me vëmendje kërkesen e klientit dhe jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
  • Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe vendodhjen e tyre.
  • Jep udhëzime mbi kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon me interes çdo shërbim tjetër që mund të kërkojë klienti.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve.
  • Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Rezervon transport për produktet sipas kërkesave të klientit dhe në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Mundëson kthimet e produkteve të klientëve në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat e kthimit.
  • Zbaton me përpikmeri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
  • Siguron që klienti pajiset me formularin e garancisë për produktet që përfitojnë garanci.
  • Informon klientin mbi kushtet e garancisë dhe procesit të mbështetjes gjatë kohës së garancisë.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen

Kualifikimet

Edukimi:

  • Diplomë Universitare, e preferueshme diploma për “Shkenca Sociale”.

Eksperiencë pune:

  • Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.

Aftësitë:

  • Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerezit dhe të jetë entuziaste.
  • Të jetë e disponueshme për punën me turne.
  • Të paturit e një paraqitjeje të denjë është kërkesë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar në adresën burimenjerezore@megateksa.com

MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7. Tirana, Albania

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.