Drejtor Dege

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 21, 2021
  • Applications 0
  • Views 10
Job Overview

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Në kuadër të zgjerimit të rrjetit te degëve në Tiranë po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në pozicionin: Drejtor Dege

Qëllimi i Rolit: Siguron realizimin e objektivave peiodike të degës përmes drejtimit të të gjitha aktiviteteve të zhvillimit të biznesit, shitjeve, operacioneve dhe shërbimit në degë. Mbështet stafin në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet coaching dhe trajnimeve me synim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve dhe arritjen e planit të biznesit sipas stragjise te miratuar nga Komiteti i rrjetit.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:
· Është përgjegjës kryesor për koordinimin e punës në degë me qëllim realizimin e objektivave të Bankes të vendosura për degën.
· Eshte pergjegjes per zhvillimin e stafit dhe orentimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e Bankes.
· Siguron ndërtimin e një strategjie për arritjen e planit të biznesit, në termat e rritjes dhe cilësie në përputhshmëri të plotë me politikat dhe strategjitë e bankës.
· Drejton Komitetin e Kredisë sipas nivelit të aprovimit dhe në përputhje me politikat e institucionit.
· Udheheq dhe suporton stafin e Degës për të siguruar se puna e tyre është në përputhje me standartin e bankës në shërbim, shitje dhe përputhshmëri operacionale.
· Organizon mbledhje periodike me stafin për të garantuar planifikimin ne nivelin e duhur me shërbimet bankare, produktet dhe procedurat e bankës dhe performancen.
· Merr pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e bankës dhe kontribuon me ide për përmirësimin e proceseve, procedurave dhe efektivitetin e degës.
· Mbikëqyr dhe vlerëson stafin me qëllim dhenie feedback, coaching dhe identifikimin e nevojave për trajnim dhe propozon plane konkrete per zhvillimin e kapaciteteve profesionale te stafit.
· Respekton politikën e vlerësimit të performancës dhe është përgjegjës për vlerësimin e punonjësve nën varësinë direkte.
· Mbështet veprimet operacionale të degës duke kryer kontrollin dhe autorizimin e veprimeve në sistemin Flexcube në përputhje me nivelin e autorizimit.
· Siguron kryerjen e kontrolleve spontane të arkave individuale dhe/ose arkës kryesore sipas përcaktimeve të Manualit të Arkës. Shërben si person kontakti për eskalim të problemeve operacionale që mund të lindin në Degë dhe që nuk zgjidhen nga Koordinatori i Degës (nëse ekziston në strukturë) si dhe ndjek personalisht zgjidhjen e tyre në zbatim të rregullave dhe procedurave të miratuara të bankës.
· Përgatit dhe dërgon raporte specifike në departamentet e drejtorise, në përputhje me kërkesat dhe procedurat në fuqi.
· Vepron si promovues dhe tejcues i vlerave dhe imazhit të institucionit.
· Është personi përgjegjës në rang Dege në lidhje me zbatimin e standarteve të Bankës për PPP&FT Të sigurojë që komunikimi me stafin në lidhje me cdo cështje të PPP&FT të jetë i plotë, i qartë, formal (me e-mail) duke respektuar standartin e komunikimit me e-mail me Departamentin AML.
· Është përgjegjës për zbatimin e proçesit të monitorimit të anomalive të evidentuara në transaksionet bankare në Degë dhe siguron raportimin e tyre në Departamentin AML në Zyrat Qendrore. Është përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e Degës në lidhje me respektimin e standardeve të kërkuara, veçanërisht për klientët me risk të lartë (përfshirë kategorizimin e tyre) dhe/ose vigjilencë të zgjeruar, të përcaktuara nga sistemet automatike të bankës, manuali bankar të PPP&FT me dispozitat ligjore në fuqi apo kërkesat e Departamentit për çështjet e PPP/FT.
· Duhet të tregojë kujdes për zbatimin e standardeve më të larta për të mbrojtur bankën dhe reputacionin e saj nga keqpërdorimi për pastrim parash dhe/ose financim, mashtrimi apo aktivitete të tjera të paligjshme.
· Është përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të sigursë nga stafi i degës përkatëse.

Kualifikimet

Profili individual:
· Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë ose të tjera të lidhura me fushën;
· Minimumi 5 vjet punë në sektorin bankar, preferohet eksperiencë drejtuese e mëparshme;
· Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe koordinuese;
· Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare;
· Aftësi të forta komunikuese verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale;
· Aftësi drejtuese dhe motivuese për stafin;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office.

 

Personat e interesuar duhet të dërgojnë  – CV – Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në  humanresources@unionbank.al.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYBanking
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.