Drejtor i Departamentit te Kontrollit Financiar

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 10, 2021
  • Apply Before: January 9, 2022
  • Applications 0
  • Views 4
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’iu bashkuar skuadrës së Departamentit të Kontrollit Financiar në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit: Drejtor i Departamentit të Kontrollit Financiar siguron funksionimin e duhur dhe në kohë të Njësive në varësi të Departamentit (Funksioni i Menaxhimit të Kontratave dhe Njësia e Raportimeve), duke siguruar përputhje të plotë me rregullat dhe politikat, strategjitë, standartet dhe proçedurar e brendshme dhe të jashtme dhe duke synuar arritjen e objektivave, duke mbikëqërur, miratimin, trajnimin, organizimin dhe delegimin e proçeseve brenda Departamentit dhe duke ndërvepruar (komunikuar.bashkëpunuar) me Departamente/Njësi të tjera në Bankë dhe me palët e treta. Siguron dhe kontrollon saktësinë e raporteve financiare dhe informacioneve të tjera financiare dhe operacionale dhe informacioneve të tjera financiare dhe operacionale të gjeneruar brenda Departamentit.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon punën e stafit të Njësisë të Raportimeve dhe Funksionin e Menaxhimit të Kontratave si dhe siguron që ata janë trajnuar dhe motivuar dhe kryejnë përgjegjësitë e tyre sipas standartave të kërkuara;
  • Rishikon punën dhe performancën e punonjësve brenda njësive dhe përgatit vlerësimin e tyre;
  • Zhvillon dhe mban të gjitha kontrollet dhe proçeset e tjera të nevojshme për të siguruar që kërkesat dhe rregulloret ligjore dhe financiare janë në përputhje me të;
  • Zhvillon dhe përditëson proçedurat e mirë dokumentuara që përshkruajnë proçeset e punës lidhur me fushën e raportimit;
  • Mbështet dhe siguron implementimin e parimeve të kontabilitetit dhe kërkesave të raportimit në Bankë,që janë ato të Standartave Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS( dhe të Bankës së Shqipërisë;
  • Kontrollon dhe siguron që pasqyrat financiare të jenë të sakta dhe në kohë sipas IFRS, Bankës së Shqipërisë (SRU dhe raporteve respektive), kërkesave/standarteve/parimeve të kontabilitetit të të Shoqatësës Shqiptare të Bankave dhe të Grupit (GRP), duke siguruar respektimin e afateve përkatëse;
  • Vepron si person kontakti me auditorët e jashtëm dhe të ofrojë ndihmë në rast të auditimeve të brendshme ose të jashtme për paraqitjen e materialeve të kërkuara dhe interpretimin përkatës;
  • Merr pjesë në analizimin e pasqyrave financiare të Bankës dhe krahason performancën financiare me projeksionin në baza periodike me qëllim që t’i raportojë menaxhmentit devijimet dhe përjashtimet e rëndësishme;
  • Mbikëqyrë implementimin e raporteve të reja financiare të kërkuara nga përdoruesit e jashtëm dhe të brendshëm;
  • Pjesëmarrja në ekip për përgatitjen dhe nxjerrjen e Raportit Vjetor të veprimtarisë së Bankës; Siguron përputhjen me kërkesat e palëve të jashtme, si Banka e Shqipërisë (rregulloret dhe proçedurat), aksionerët (politikat dhe procedurat), etj.;
  • Merr pjesë si aktor kryesor në proçesin e përgatitjes së Planit të Biznesit 5-vjeçar të Bankës dhe përditëson planin e biznesit kur kërkohet dhe kur është e nevojshme;
  • Merr pjesë si rol mbikëqyrës/miratues në proçeset e menaxhimit të kontratave (sipas proçedurave në fuqi);
  • Ndihmon në zbatimin e sistemeve të reja bankare dhe identifikon mundësinë e automatizimit të sistemit;
  • Zhvillimi – ruajtja e një sistemi raportimi efikas, duke synuar automatizimin kur është e mundur;
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe përditësimin e prezantimeve periodike për Këshillin Drejtues siç është Prezantimi për këtë Këshill, etj;
  • Kontrollon përputhshmërisë e faturave me kontratat apo miratimet përkatëse, garantimin e një kontrolli më të mirë të shpenzimeve duke kontrolluar kontratat kundrejt vlerave të faturuara në mënyrë që të jetë në përputhje me kontratat ekzistuese të nënshkruara apo miratimet nga autoritetet përkatëse, sipas proçedurave dhe proçeseve në fuqi;
  • Merr pjesë në proçesin e fiskalizimit të lidhur me pranimit e faturave të blerjes nga Banka, sipas proçedurave dhe proçeseve në fuqi;
  • Kryerja e detyrave ad-hoc që mund të caktohen nga Drejtuesi Financiar ose ndonjë anëtar i Menaxhmentit;
  • Merr pjesë në të gjitha trajnimet e ofruara nga banka që kanë të bëjnë me punën e saj/të tij me qëllim përmirësimin sado të mirë të punës.

Kualifikimet

Kompetencat / aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor dhe Master në Ekonomi ose disiplinë tjetër të ngjashme;
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në Kontrollin Financiar, preferuar 3 vjet në sektorin bankar.
  • Njohuri shumë të mira të Standarteve të reja IFRS ose përditësime lidhur me legjislacionin e Taksave;
  • Njohuri mbi reguloren e brendshme të bankingut si dhe të rregulloret të Bankës së Shqipërisë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; Mendim strategjik;
  • Punë në grupë dhe bashkëpunim; Menxhim projekti;
  • Menaxhim i njerëzve; Aftësi udhëheqjeje;
  • Aftësi për zgjdhje të problematikave Iniciativë;
  • Aftësi organizuese.

 

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në link https://tiranabank.zohorecruit.eu/jobs/Careers/36594000001013065/Manager-of-Financial-Control-Dpt-?source=CareerSite

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen. Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.