Job Overview
Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, deKoll kërkon të punësojë Drejtor Shitjesh. Kandidati do të punojë me kohë të plotë, i bazuar në fabrikën deKoll në KM 5 të autostradës Durrës-Tiranë .
Detyrat dhe Pergjegjesite kryesore :
- Menaxhon skuadren e shitjeve;
- Parashikon plan buxhetin e departamentit te tij per te gjithe vitin duke e ndare ate ne muaj;
- Parashikon planin e bonuseve dhe monitoron realizimin e tyre;
- Kontrollon ne menyre te vazhdueshme perfomancen e stafit te tij, ben kontrolle ne terren si dhe kontakton nga afer klientet e kompanise;
- Drejton procesin e vleresimit te performances per stafin qe ka nen varesi dhe garanton nje vleresim objektiv dhe te drejte;
- Të planifikoje dhe të hartoj objektivat mujore dhe vjetore bashke me nje plan pune te percaktuar;
- Të zhvilloj dhe të mirëmbaje mardhëniet me furnizuesit ekzistues dhe të rinjë;
- Të njohë shumë mirë tregun , të analizoj konkurencën, produktet dhe cmimet;
- Të organizojnë aktivitete të marketingut , të tilla si ngjarjet promovuese;
- Të ofroj iniciativa për përmirësimin e vazhdueshëm të biznesit.
Duhet te kete kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Administrim Biznesi.
- Të ketë përvojë pune 3-tre deri 5- pese vjet në profil të njëjtë;
- Të ketë aftësi shumë të mira në zhvillim e planeve të shitjeve;
- Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
- Të ketë aftesi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet dhe programit Financa 5;
- Të kete njohuri te gjuhes Angleze, Italiane.
- Të jetë i pajisur me lejë drejtimi të klasit B
Dërgoni CV në adresën hr@brunes.al
Për çdo sqarim na shkruani ose telefononi në numrin +355697070978
Për çdo sqarim na shkruani ose telefononi në numrin +355697070978
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience3 Years
-
GenderMale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma