Job Overview
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon për departamentin “Marketing dhe Shitje”, Drejtor Shitjesh.
Detyrat
- Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.
- Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
- Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
- Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
- Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
- Ndjek dhe siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientët.
- Merr pjese dhe bën propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve/shërbimeve të reja.
- Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar.
- Të ketë eksperiencë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
- Të zotërojë ”Paketën Office”. Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
- Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
- Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
- Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të e-mail: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 068 40 52 085.
Adresa: Blloku Rezidencial ” Kodra e Diellit”, A0/1, Selite, Tirane.
Job Detail
-
Career LevelManager
-
Experience5 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma