Drejtor Shitjesh

Punajuaj
  • Post Date: November 19, 2021
  • Apply Before: January 18, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. Kompania po kërkon për departamentin “Marketing dhe Shitje”, Drejtor Shitjesh.

Detyrat

-Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.
-Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
-Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
-Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
-Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
-Ndjek dhe siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientët.
-Merr pjese dhe bën propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve/shërbimeve të reja.
-Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.

Kualifikimet

-Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
-Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar.
-Të ketë eksperiencë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
-Të zotërojë ”Paketën Office”. Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
-Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
-Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
-Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
-Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
-Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të e-mail: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 068 40 52 085.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.