Drejtues i Njësisë së Buxhetimit dhe Analizave

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 17, 2021
  • Applications 0
  • Views 11
Job Overview

Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet.

Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë t’i përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në Divizionin e Financës, në pozicionin: Drejtues i Njësisë së Buxhetimit dhe Analizave 
Qëllimi i përgjithshëm i punës:  Përgjegjës për proçesin e buxhetimit në Bankë. Analist/e kryesore e zhvillimeve financiare të Bankës dhe të dhënave.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Udhëheq proçesin e planifikimit dhe buxhetimit institutional, nga faza e përgatitjes deri në analizën aktuale kundrejt buxhetit.
  • Analizon në detaje variancat fakt-buxhet si dhe trendin e zhvillimeve financiar të Bankës.
  • Kryen kontrollet e nevojshme në lidhje me zërat e buxhetuar.
  • Vepron si menaxher projekti në grupe të caktuara për të zbatuar kërkesa të ndryshme ose aplikime të tjera në kuadër të ndryshimeve/përmirësimeve të buxhetit, në mënyrë që të përmbushë kërkesat ekzistuese ose të reja.
  • Analizon KPI të përgjithshme të Bankës.
  • Analizon të dhënat e përgjithshme në lidhje me klientët dhe produktet e Bankës.
  • Kryen analiza të sistemit bankar, duke përfshirë analizën periodike të Bankës si një e tërë krahasuar me Bankat e të njëjtit nivel në sistemin bankar, bazuar në informacionin e disponueshëm publik.
  • Në bashkëpunim me Raportimet dhe Rrjetin e Degëve, sipas nevojës, monitoron dhe kryen analiza dhe raporte në lidhje me degët e Bankës sa i përket performancës së tyre dhe realizimit të objektivave.
  • Menaxhon detyrat e brendshme brenda Njësisë me qëllim sigurimin e përmbushjes së kërkesave në kohë dhe me cilësinë e nevojshme, në përputhje me objektivat dhe rregulloret.
  • Ndihmon Drejtuesin e Divizionit të Financës (ose/dhe menaxherët e tjerë ekzekutivë) duke kryer analiza të ndryshme mbi elemente specifikë të buxhetit/planifikimit dhe jo vetëm, ose çdo përgjegjësi dhe detyrë tjetër që mund të paraqitet.

Kualifikimet

Profili Individual: 

  • Diplomë Universitare në Ekonomi dega Financë ose Biznes.
  • Eksperiencë e mëparshme në sektorin bankar të paktën 5 vite në këtë apo pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike.
  • Aftësi të demonstruara komunikuese dhe të punës në ekip.
  • Të ketë iniciativë dhe përgjegjshmëri të lartë pune.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, me vëmendje të shtuar ndaj detajeve.
  • Zgjidhës i situatave të vështira.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve kompjuterike MS Office.
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin si më poshtë: CV Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Job Detail
  • Career LevelManager
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYBanking
  • QualificationHigh School
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.