Ekonomiste

Punajuaj
  • Post Date: December 27, 2021
  • Apply Before: May 25, 2022
  • Applications 0
  • Views 4
Job Overview

Shoqëria “Lim-Em” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti I saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë.

LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 21 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Ne jemi duke kërkuar një Ekonomiste.

Detyrat

-Regjistrimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve
-Regjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordimi në lidhje me lëvizjet e artikujve dhe materialeve dhe inventarizimit.
-Rakordimi me Departamentin Inxhinierik në lidhje me situacionet per objektet e shoqerise
-Ndjekjen dhe monitorimin e marrëdhenieve me klientet dhe furnitoret e shoqërise dhe kryerjen e rakordimeve në mënyrë periodike
-Kontroll i detajuar i të të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqërisë dhe analizë sipas njësive.
-Pergatitja në mënyrë periodike e raporteve financiare për shoqërinë.

Kualifikimet

-Të jetë diplomuar në Ekonomi, Dega Financë.
-Të ketë eksperiencë pune si Financiere 3 vjet.
-Të ketë njohuri shumë të mira të programit Financa 5 dhe paketes Office.
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë në adresën e-mail: hr@lim-em.al
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen.
Suksese!

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderFemale
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.