Finance Manager

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 7, 2021
  • Apply Before: April 6, 2022
  • Applications 0
  • Views 27
Job Overview

BABOON DELIVERY është një kompani shumë e sukseshme në fushën e zhvillimeve teknologjike, ku prej 6 vitesh është lider në ofrimin e shërbimit të porositjes së ushqimit online,  por jo vetëm. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Menaxhere e Financës.  

Menaxherja e Departamentit të Finances është përgjegjëse për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e planit të rritjes dhe stabilitetit financiar të kompanisë.

Detyrat

– Të menaxhojë stafin nën vete.
– Të ndërtojë strukturën e librave të llogarive dhe të përmbyll Pasqyrat Financiare mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe në fund të vitit.
– Të ndërtojë raportet e nevojshme për menaxhimin dhe sektorët e tjerë në lidhje me ecurinë financiare të aktivitetit.
– Të bëjë projektim të pasqyrave financiare bazuar në inputet nga menaxhimi për planifikimin e aktivitetit.
– Të ndërtojë raporte periodike për menaxhimin dhe aksionerët, për performancën kundrejt target/ buxhetit, impaktin që kanë zëra të ndryshëm në performancën, në  përfitueshmërinë dhe cash flow-n e kompanisë.

Kualifikimet

– Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune si shefe finance ose kontabiliste kryesore në ndërmarrje private.
– Të ketë aftësi të ndërtoj dhe mbyll bilance.
– Të ketë aftësi të projektoj shifra dhe raporte
– Të ketë njohje shumë të mirë të paktën të një programi kontabiliteti të përdorur në Shqipëri
– Të ketë aftësi të mira në përdorimin e excel dhe powerpoint.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, me shkrim dhe jo vetëm, për të përfaqësuar dhe marr pjesë në takime, evente, me palë të interesuara, si aksionerët, partnerë biznesi, zyrat e administratës etj.
-Të zotërojë gjuhën angleze.
-Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizative, menaxheriale.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e email: hr@baboon.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelManager
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.