Financier/e

Punajuaj
  • Post Date: January 7, 2022
  • Apply Before: May 8, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

Communication Progress Sh.p.k është në kërkim të një kandidati/e për pozicionin “Financier/e”,  i/e cili/a do të jetë pjesë e njësisë Financë dhe Logjistikë.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrolli, regjistrimi i të dhënave ditore, blerjet dhe shitjet, veprimet e bankës dhe arkës.
  • Ndjekja e termave të dorëzimit dhe financiare për kontratat e shitjes, blerjes në sistem dhe përditesim i statusit të tyre.
  • Gjurmimi i porosive të blerjes dhe të shitjes sipas afateve të paracaktuara në kontratë.
  • Ndjekja e marrëdhënieve sipas afateve të pagesave me klientë/furnitorë.
  • Shitje dhe blerje, përgatitja e faturave të shitjes dhe pranimi i faturave të blerjes.
  • Komunikim dhe marrëdhenie me klientin dhe furnitorin, rakordimet dhe mbajtjet e llogarive.
  • Përgatitje e raportimeve javore dhe interpretimi i të dhënave financiare.
  • Kontrolli dhe dokumentimi i blerjeve/shitjeve të aktiveve të kompanisë.
  • Ndjekja e deklarimeve periodike për tatimet dhe taksat e kompanisë.
  • Arkivim i dokumentave financiarë dhe të administratës.
  • Kryerja me përgjegjshmëri e çdo detyre tjetër të ngarkuar nga menaxheri.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të jetë i/e diplomuar në Financë (e preferueshme dega Kontabilitet).
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në financë/kontabilitet.
  • Të ketë eksperiencë pune me programet financiare për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.

Të preferueshme:

  • Aftësi të mira të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim.
  • Të jetë bashkëpunues dhe energjik.

Nëse jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani integratore, ne ju mirëpresim! Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë, tek adresa: rekrutime@commprog.com

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationHigh School
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.