Financier

Punajuaj
  • Post Date: January 7, 2022
  • Apply Before: May 8, 2022
  • Applications 0
  • Views 4
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin e Financës, në pozicionin: Financier

Financieri do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim – pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
  • Realizon përgatitjen e saktë e të gjitha faturave të shitjeve të produkteve ose shërbimeve.
  • Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
  • Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.

Kualifikimet

  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune si Financier, preferohen kanditaturat meshkuj.
  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
  • Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën email: hr@agikons.com. Kontakt: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Tirana, Albania.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.