Financiere

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 14, 2021
  • Applications 0
  • Views 24
Job Overview

GoTech shpk, shoqeri shqiptare ne objekt te saj tregtimin me shumice dhe pakice te pajisjeve elektroshtepiake kerkon te punesoje: Financiere

Pergjegjesite Kryesore:
· Kontrollon regjistrimet kontabel te shitjeve te pakices dhe shumices duke u siguruar se respektohen me perpikmeri skemat kontabel te percaktuara per transaksionet, perfshire shitjet me cash, me kredi, me POS, etj
· Ne bashkepunim me drejtuesin e finances dhe IT sigurohet se sistemi software ne te gjitha pikat e shitjes mbeshtet skema te sakta kontabel, efikase dhe ne mbeshtetje te legjislacionit tatimor.
· Krijimin e klienteve ne sitemin financiar sipas formulareve perkates.
· Ben rakordimin e shitjeve ditore me raportin e kases fiskale duke u siguruar per saktesine e raportimit per organet tatimore.
· Mban arken fizike te zyres qendrore duke regjistruar me kohe mandat arketimet dhe pagesat. Pergatit ose pret transfertat e cash-it nga/ne arken qendrore
· Ben kontrollin ditor dhe rakordimin e balancave te hapura te klienteve me arketimet ditore ne cash neper dyqane. Ndjek mbylljen e balancave te klienteve, perfshire ato me kredi, me POS ose ato me post-pagese
· Perpilon raportet per ndjekjen e klienteve me vonesa ne pagesa dhe ia percjell per ndjekje funksioneve pergjegjese.
· Ben kontrollin e credit limit-eve ne perputhje me politiken e kompanise dhe vendimet e Administratorit.
· Pergatit ne baza mujore rakordime me subjektet qe kane mundesuar shitjet me kredi
per arketimin e fondeve te aprovuara nga ata dhe ben faturimet dhe regjistrimin perkatese te
komisioneve sipas marreveshjeve ne fuqi.
· Raporton rregullisht në lidhje me ecurinë e borxhit Drejtorin e Departamentit të Financës dhe harton raportin e moshës së debitorëve.
· Kujdeset që të respektohen kufijtë e Borxhit dhe afatet e pagesave dhe i përditëson ato në sistemin informatik nëse kanë ndryshime.
· Rakordon balancat e klienteve, se paku dy here ne vit.
· Ndihmon ne zhvillimin e vazhdueshem per stafin e Finances ne dyqane me qelllim rritjen e
kapaciteteve kontabel dhe njohurive mbi shitjen dhe procedurat e POS.
· Mban nje standart te larte etik dhe profesional ne punen si kontabilist/e duke ndjekur politikat e kompanise, parimet, standartet dhe praktikat e shendosha te kontabilitetit ne punen e perditshme
· I raporton rregullisht drejtorit te finances dhe angazhohet ne cdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga drejtorit i finances.

Kërkesat e pozicionit:
– Te kete perfunduar studimet e larta per Finance, kualifikimet shtese do te perbejne avantazh;
– Eksperiencë pune minimumi 2-3 vite në shoqeri te njejta ose te ngjashme tregtare;
– Te njohe programet financiare; Navision do te perbeje avantazh;
– Te njohi gjuhen angleze.

Te gjithe personat e interesuar mund te dergojne nje kopje te CV dhe Leter interesi prane adreses se e-mail: hr@gotech.al

Ju mirepresim!

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderFemale
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.