Job Overview
Aladini Trade Partner Shpk, me një rritëm të lartë rritje çdo vit është bërë lideri i shitjeve online.
Menaxhojmë disa prej portaleve më të suksesshme në shitje si www.aladini.al www.bukinist.al www.beba.al c
Titulli i pozicionit:Financiere
Departmenti: Financa
Vendndodhja: Zyrat Qëndrore
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Bën regjistrime në sistemin financiar operacional, faturave të shitjeve dhe blerjeve , aseteve, përgatitë dhe kontrollon faturat sipas procedurave të kompanisë;
- Përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve bankare në system dhe rakordimin e gjendjes
- Kryen mbylljen e Librave të TVSH-së dhe kryen rakordimin e tyre me sistemin kontabël;
- Kryen rakordimin e kartelave të magazinave nën përgjegjësi
- Është përgjegjës për kontabilizimin dhe njohjen e të ardhurave dhe shpenzimeve mujore .
- Asiston në mbylljen e raporteve mujore brenda afateve të brendshme të përcaktuar nga kompania dhe ne mbylljen e bilancit.
- Kryen zbardhjen e inventareve vjetore të kryera nga kompania nëe bashkëpunim me magazinierët e njesive.
- Kryen rakordimin e klientëve apo furnitoreve sipas kërkesës nga ana e drejtimit;
- Kryen kontrollin ditor të dokumentacionit të dërguar nga ana e njesive në mënyrë që të jenë në përputhje me procedurat e kompanisë dhe kontratat.
- Asiston Shefin e Financës gjatë auditimeve tatimore dhe auditimeve të jashtme.
Kualifikimet dhe aftësite:
- Diplomë Universitare në Financë
- Njohja e programin financiar Navision, përben avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
- Eksperiencë e mëparshme minimum 3 vite.
Kushte e punës: Aladini Trade Partner shpk ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@nettrade.al.
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience3 Years
-
GenderMale
-
INDUSTRYFinance
-
QualificationHigh School