Financiere

Punajuaj
  • Post Date: December 16, 2021
  • Apply Before: May 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 15
Job Overview

Aladini Trade Partner Shpk, me një rritëm të lartë rritje çdo vit është bërë lideri i shitjeve online.
Menaxhojmë disa prej portaleve më të suksesshme në shitje si www.aladini.al www.bukinist.al www.beba.al c

Titulli i pozicionit:Financiere
Departmenti: Financa
Vendndodhja: Zyrat Qëndrore

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Bën regjistrime në sistemin financiar operacional, faturave të shitjeve dhe blerjeve , aseteve, përgatitë dhe kontrollon faturat sipas procedurave të kompanisë;
  • Përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve bankare në system dhe rakordimin e gjendjes
  • Kryen mbylljen e Librave të TVSH-së dhe kryen rakordimin e tyre me sistemin kontabël;
  • Kryen rakordimin e kartelave të magazinave nën përgjegjësi
  • Është përgjegjës për kontabilizimin dhe njohjen e të ardhurave dhe shpenzimeve mujore .
  • Asiston në mbylljen e raporteve mujore brenda afateve të brendshme të përcaktuar nga kompania dhe ne mbylljen e bilancit.
  • Kryen zbardhjen e inventareve vjetore të kryera nga kompania nëe bashkëpunim me magazinierët e njesive.
  • Kryen rakordimin e klientëve apo furnitoreve sipas kërkesës nga ana e drejtimit;
  • Kryen kontrollin ditor të dokumentacionit të dërguar nga ana e njesive në mënyrë që të jenë në përputhje me procedurat e kompanisë dhe kontratat.
  • Asiston Shefin e Financës gjatë auditimeve tatimore dhe auditimeve të jashtme.

Kualifikimet dhe aftësite:

  • Diplomë Universitare në Financë
  • Njohja e programin financiar Navision, përben avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Eksperiencë e mëparshme minimum 3 vite.

Kushte e punës: Aladini Trade Partner shpk ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@nettrade.al.
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationHigh School
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.