Financiere

Punajuaj
  • Post Date: January 11, 2022
  • Apply Before: May 12, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

MEGATEK pjesë e Teqja Group International, po kërkon të punësojë: Financier/e

Detyrat

  • Siguron respektimin dhe përmbushjen e kërkesave të politikave dhe procedurave të Kompanisë, në lidhje me veprimet financiare.
  • Mban arkivën e dokumentave përkatëse lidhur me veprimet bankare dhe çdo të dhënë tjetër sipas udhëzimeve.
  • Siguron bashkëpunim optimal me punonjësit në Departament jashtë tij.
  • Harton raporte për punën e kryer, duke pasqyruar të gjitha vlerësimet, objeksionet dhe rekomandimet për procesin.
  • Njihet me manualin e Departamentit dhe zbaton me korrektësi procedurat përkatëse.
  • Siguron që veprimet po kryhen sipas përditësimeve të ligjeve përkatëse.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet

Edukimi: Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë ose Kontabilitet me rezultate të mira.

Eksperiencë pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme, jo më pak se 2 vjet.

Aftësitë:

  • Integritet të lartë dhe etikë profesionale.
  • Aftësi të forta arsyetimi analitik për të zgjidhur problemet praktike.
  • I/e aftë për të punuar në afate dhe nën presion
  • Aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese, përfshirë aftësi të mira të prezantimit dhe shkrimit të raporteve.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, programet e ndryshme financiare etj.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar dhe Letër motivimi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me E-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.