Job Overview
Klinika Dermolife po kërkon një kandidat potencial për pozicionin e Graphic Designer për t’u bashkuar me ekipin e saj.
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera krijuese, një portofol pune që demonstron pasionin e tij/ saj për dizajnin ilustrues dhe tipografinë. Gjithashtu, kandidati duhet të ketë përvojë në punën me platforma të ndryshme të projektimit.
Detyrat
- Krijimi i modeleve dhe koncepteve bazuar në njohuritë për parimet e paraqitjes dhe konceptet estetike të projektimit.
- Bashkëpunim krijues me anëtarët e tjerë të ekipit për të perfeksionuar imazhin përmes prezantimit grafik.
- Të respektojë afatet kohore në përfundimin e të gjitha detyrave.
Kualifikimet
Të ketë eksperiencë 2-3 vjeçare si një designer kreativ i cili ka aftësi të shkëlqyera dizajni dhe origjinalitet në krijime.
Aftësitë:
- Të ketë efektivitet maksimal në hartimin e zgjidhjeve në një sërë mediumesh duke përfshirë: të shtypura, web, newsletter elektronike, digital, botime, video etj.
- Të përmbushë afatet kohore të projektit sipas përcaktimit nga ana e kompanisë dhe klientit.
- Të ketë ekspertizën e duhur në proçesin e projektimit – konceptualizimi, planifikimi, dizajnimi dhe ekzekutimi në programet themelore si: Photoshop, Illustrator, After Effects dhe InDesign.
- Të ketë aftësi të forta organizative dhe bashkëpunuese.
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit.
- Të ketë efektivitet maksimal në paraqitjen dhe shpjegimin e ideve për anëtarët e ekipit.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese.
Të interesuarit janë të lutur të aplikojnë në adresën e email: info@dermolife.al duke bashkëngjitur dokumentat e mëposhtme:
CV dhe Portofolin e punëve të realizuara.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Job Detail
-
Offerd Salary0- £15,000
-
Career LevelOthers
-
Experience3 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYDesigning
-
QualificationDiploma