Graphic Designer

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 8, 2021
  • Apply Before: January 7, 2022
  • Applications 0
  • Views 7
Job Overview

Klinika Dermolife po kërkon një kandidat potencial për pozicionin e Graphic Designer për t’u bashkuar me ekipin e saj.
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera krijuese, një portofol pune që demonstron pasionin e tij/ saj për dizajnin ilustrues dhe tipografinë. Gjithashtu, kandidati duhet të ketë përvojë në punën me platforma të ndryshme të projektimit.

Detyrat

  • Krijimi i modeleve dhe koncepteve bazuar në njohuritë për parimet e paraqitjes dhe konceptet estetike të projektimit.
  • Bashkëpunim krijues me anëtarët e tjerë të ekipit për të perfeksionuar imazhin përmes prezantimit grafik.
  • Të respektojë afatet kohore në përfundimin e të gjitha detyrave.

Kualifikimet

Të ketë eksperiencë 2-3 vjeçare si një designer kreativ i cili ka aftësi të shkëlqyera dizajni dhe origjinalitet në krijime.

Aftësitë:

  • Të ketë efektivitet maksimal në hartimin e zgjidhjeve në një sërë mediumesh duke përfshirë: të shtypura, web, newsletter elektronike, digital, botime, video etj.
  • Të përmbushë afatet kohore të projektit sipas përcaktimit nga ana e kompanisë dhe klientit.
  • Të ketë ekspertizën e duhur në proçesin e projektimit – konceptualizimi, planifikimi, dizajnimi dhe ekzekutimi në programet themelore si: Photoshop, Illustrator, After Effects dhe InDesign.
  • Të ketë aftësi të forta organizative dhe bashkëpunuese.
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Të ketë efektivitet maksimal në paraqitjen dhe shpjegimin e ideve për anëtarët e ekipit.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese.

Të interesuarit janë të lutur të aplikojnë në adresën e email: info@dermolife.al duke bashkëngjitur dokumentat e mëposhtme:
CV dhe Portofolin e punëve të realizuara.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYDesigning
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.