Instalator
Departamenti: Teknik
Raportim: Drejtuesit të Departamentit

Përshkrimi përmbledhës i punës:
Të ketë eksperiencë në gjetjen e sinjaleve tokësore dhe satelitore të platformës Tring TV.
Gjithashtu personi duhet të ketë njohuri në përdorimin e aparaturave fushëmatëse.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndërtojë shërbimin për klientët, të instalojë, të lidhë, të testojë, ose edhe të rregullojë pajisjet;
  • Të udhëtojë në godinat e klientëve për të instaluar, ruajtur ose edhe riparuar pajisjet apo aksesorët marrës elektronikë audio dhe vizualë;
  • Të matë fuqinë e sinjalit në shtyllat e shërbimit duke përdorur pajisjet testuese elektronike;
  • Të inspektojë dhe të testojë linjat ose kabllot duke regjistruar dhe analizuar rezultatet e testimeve, të vlerësojë karakteristikat e transmetimit dhe të lokalizojë defektet dhe mosfunksionimet;
  • Të lidhë kabllot duke përdorur veglat e dorës;
  • Të aksesojë në zona specifike, të instalojë kuti terminale, pajisje ndihmëse, duke u ngjitur ne shtyllat ose shkallët;
  • Të pastrojë ose të mirëmbajë veglat dhe pajisjet e testimit;
  • Të lidhë kabllot mes strukturave dhe linjave mes shtyllave apo kullave;
  • T’u shpjegojë klientëve shërbimin e ofruar pas instalimit, si dhe informacione mbi tarifat që duhet të paguajnë;
  • Të izolojnë përcjellësit apo kabllot me anë të shtresave kundër lagështirës;
  • Të llogaritë shtrimin e kabllove nga shtylla në shtyllë apo nga godina në godinë për të forcuar sinjalin në nivelet e dëshiruara;
  • Të instalojë përforcues për të ruajtur fuqinë e sinjalit komunikues.

Eksperienca profesionale: 2-3 vjet eksperiencë
Aftësi dhe cilësi:

  • I komunikueshëm dhe i sjellshëm;
  • Njohuri kompjuterike dhe elektronike;
  • I aftë për të punuar në skuadër;
  • I aftë për të punuar shpejtë dhe me saktësi;
  • Të jetë vazhdimisht i mirëinformuar për zhvillimet teknologjike;
  • I përkushtuar për të siguruar shërbim klienti cilësor;
  • I aftë për të përdorur paketën bazë të kompiuterit.


Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën hr@tring.tv.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura do të kontaktohen.