Inxhinier Civil

This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 16, 2021
  • Apply Before: January 15, 2022
  • Applications 0
  • Views 7
Job Overview

Shoqëria “Kastrati Construction” shpall vakant pozicionin “Inxhinier Civil”.

Detyrat

  • Kryen kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike;
  • Kryen kontrollin e përpuethshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim;
  • Harton dhe ndjek grafikun punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si: proces- verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
  • Kryen kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Kryen kontrollin e firmave nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Kryen ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Kryen miratimin e materialeve që përdoren në kantier, sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
  • Merr në dorëzim punimet e zbatimit, kryen inspektime të rregullta, harton situacione periodike në përputhje me librezat e masave dhe mban ditarin e punës;
  • Ndjek zbatimin e cilësisë në procese të ndryshme të fazave të ndërtimit.

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të zotërojë njohuri të mira të ”AUTOCAD”, si dhe të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve;
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vite si Inxhinier civil në ndërtimtari në objekte civile dhe industriale;
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV tuaj në adresën elektronike: hr@kastraticonstruction.al dhe të bëheni pjesë e skuadrës sonë!

Ju faleminderit!

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience7 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.