Inxhinier/e Mekanik

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 6, 2021
  • Applications 0
  • Views 116
Job Overview

Kompania “Gjikuria shpk” është një kompani prestigjoze në tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të infrastruktures. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojen, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyre që cdo projekt të perfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.

Detyrat

  • Inxhinieri mekanik do të jetë përgjegjes për montim, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve e tyre, pajisjeve mekanike, makinerive;
  • Përgjegjës për makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, makineri ndërtimi mbi bazë automjeti;
  • Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve te dhëna;
  • Monitoron aspekte teknike për, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
  • Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës;
  • Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit; Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me eprorë dhe të tjerë;

Kualifikimet

  • Preferohet Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dega Transport;
  • Të ketë njohuri mesatare të gjuhës Angleze;
  • Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office, Autocad, Pragrame te tjera te projektimit inxhinierik;
  • Eksperienca e kërkuar: Mbi 3 vjet pune;
  • Të zotëroj Patente të klasit B.

Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip me foto bashkëngjitur në  headofhr@gjikuria.al
Vetëm Kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen për interviste .

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.