Inxhinier/e Preventivues

Punajuaj
  • Post Date: November 23, 2021
  • Apply Before: January 22, 2022
  • Applications 0
  • Views 5
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier/e Preventivues
Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti

Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim.
  • Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve.
  • Nxjerr koeficiente tekniko – ekonomik që shërbejne për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
  • Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga kompania dhe mbas shqyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M.
  • Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 3 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
  • Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikuese.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën e email: hr@agikons.com

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.