Job Overview
Pozicioni: Inxhinier Elektrik në Ofertimin e Paneleve Elektrike
Departamenti: Shitje dhe Ofertim
Vendodhja: Tiranë
Përshkrimi i Punës: ITE Group si partner i çertifikuar nga Schneider Electric për asemblimin e paneleve elektrike deri në 4000A është në kërkim të një inxhinieri elektrik i aftë të lexojë skemat elektrike të paneleve të shpërndarjes dhe automatizimit dhe më pas konvertimin tyre në ofertë ekonomike duke u bazuar te produktet dhe materialet që kompania tregëton.
Detyrat
– Merr pjesë në ofertimin dhe projektimin e paneleve elektrike të shpërndarjes dhe automatizimit, sipas kërkesave që vijnë nga klientë të ndryshem dhe nga departamenti i shitjes.
– Lexon projektin, vizatimet inxhinierike dhe skemat elektrike për të përcaktuar produktet dhe materialet që duhen përdorur në ndërtimin e ofertës ekonomike dhe produktit final.
– Bashkëpunon ngushte me departamentin e shitjes në ofertimin e produktit final duke zbatuar rigorozisht deadline e përcaktuar nga kompania.
– Ndjek me departamentin e asemblimit të paneleve që produkti final të jetë sipas skemave dhe normativave të përcaktuara nga projektuesi elektrik ose kërkesa e vetë klientit.
– Ne periudha të caktuara viziton klientët dhe asiston teknikisht në vënien në punë të paisjeve ose produkteve pas shitjes.
– Suporton stafin teknik të klientit nëpërmjet telefonit ose vizitave në objekt.
Kualifikimet
Kerkesat & Kualifikimet:
– Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
– Të ketë përvojë pune mbi 2-vjet në projektim ose zbatimin e projekteve elektrike, avantazh përbën eksperienca në prodhimin e paneleve elektrike.
– Aftësi kompjuterike si Microsoft Office, AutoCAD, avantazh përbën perdorimi i software “eXteem” dhe Microsoft Navision.
– Njohuri të gjuhës Angleze.
– Leje Drejtimi Kategoria B (opsionale)
Aftesi të tjera:
– Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz.
– Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar.
– Të ketë aftësi të larta negocimi.
– Të jetë i aftë që të punojë nën presion.
– Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.
Kandidatet e interesuar te dergojne Cv prane Departamentit te Burimeve Njerezore ne email: ehallvaxhiu@itegrup.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
ExperienceLess than 1 Year
-
GenderMale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma