Inxhinier Ndërtimi

Punajuaj
  • Post Date: January 13, 2022
  • Apply Before: May 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 6
Job Overview

Departamenti: Teknik

Detyrat

Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive: 

  • Inxhinieri i Ndërtimit në zyrë është përgjegjës për hartimin, përgatitjen e tabelave të volumeve metrike, librezave të masave, situacioneve të punimeve pjesor dhe progresiv, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Të hartojë dhe përgatisë tabelat e volumeve të punimeve për objektet të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
  • Të ndërveprojë me stafin teknik në përgatitjen e preventivave të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmarra për t’u ndërtuar;
  • Të hartojë dhe përgatisë librezat e masave, situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve të Shoqërisë dhe të nën-kontraktorëve të saj.
  • Të ndërveprojë me stafin teknik në kontrollin dhe vlerësimin e volumeve të punimeve në preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike/private ku synon të marrë pjesë Shoqëria.

Kualifikimet

Kualifikimet Kërkesat e Edukimit:

  • Master’s Degree/ Diplomë Master.
  • Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi ose arkitekturë (3+2 ose 5 vjeçare).

Eksperiencat e punës:

  • Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale.

Aftësi të tjera:

  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj.;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;

* Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet modulit te websitit, ose mund të dërgohen në adresën: info@progeen.com me subjektin: “Apikim per pozicionin – Inxhinier Kostoist”.

** Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania. 

Job Detail
  • Career LevelExecutive
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.