Job Overview
Ofroj pune Inxhinier Ndertimi
KERKESAT E POZICIONIT:
- Të ketë përfunduar arsimin e larte dega Inxhinieri Ndertim.
- Preferohet te kete eksperience pune ne kontrata bazuar ne FIDIC.
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, Project, Autocad.Sap. Etap etj.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Aftesi shume te mira komunikative dhe etike ne pune.
DETYRAT KRYESORE
* Preferohet te kete eksperience ne pergatitjen e dokumentacionit ne fushen e Prokurimeve Publike Shqiptare dhe kontratave bazuar ne FIDIC.
* Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira për zbatimin e punimeve ne ndertim.
* Njohuri ne zberthimin e projekteve te ndertimeve civile dhe infrastruktures rrugore.
* Njohuri te organizimit te kantierit
* Njohuri ne mbajtjen dhe plotesimin e dokumentacionit te kantierit.
* Aftësi menaxhimi.
* Eksperiencë ne zbatimin e punimeve
* Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
* Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
* Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
* Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
* Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
* Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
* Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
* Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
* Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
* Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
Kerkohet CV me email ne adresen si vijon: hr@liqeni7.al
Faleminderit,
“Liqeni VII” sh.a
www.liqeni7.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience4 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma