Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

Punajuaj
  • Post Date: November 23, 2021
  • Apply Before: January 22, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Në kuadër të zhvillimit të saj kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim.

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjitha fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtësuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat

– Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
– Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
– Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
– Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
– Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
– Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda proçedurave të miratuara.
– Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me proçedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
– Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
– Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
– Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
– Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
– Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet

– Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
– Përvojë pune mbi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi.
– Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese.
– Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të email: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.