Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

Punajuaj
  • Post Date: December 29, 2021
  • Apply Before: May 27, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

Inxhinier Zbatimi

Arlis Ndërtim është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese. Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet. Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të stafit dhe kantiereve të reja hapim vendin vakant për Inxhinier Ndertimi në Zbatim.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në Zbatimi

Departamenti: Teknik  

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Zbatues ndjek direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, si dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, mbajtja e proces-verbale per kontraktorë dhe nënkontraktorë, libreza masash, akte piketimi e kontrolli, etj;
  • Aprovimin për materialet që implementohen/përdoren në kantier;
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi dhe projektit te ndërtimit
  • Marrja në dorëzim e punimeve të zbatimit, kryerja e inspektimeve të rregullta
  • Zbatimi me rigorozitet i kushteve te kontratave të sipëmarrjes të komunikuara nga departamenti juridik;
  • Drejtimi, organizimi dhe koordinimi apo supervizimi i stafit në varësi për punime në kantier si dhe bashkëpunimi me inxhinieret e tjerë në kantier dhe zyrë;
  • Asistencë dhe fleksibilitet gjatë punimeve në objekt sipas kerkesave te drejtuesit te kantjerit;
  • Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve, në rast nevoje;
  • Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjëndje në vendin e punës
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore në rast kërkese ose nevoje si dhe raportimi për problematika dhe ecurinë e punonjësve
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë njëkohesisht me supervizorin dhe investitorin
  • Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen

Kualifikimet

Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në profilin Inxhinier Ndërtimi (Master)
  • Kërkohen minimalisht 3-5 vite eksperiencë pune, të preferueshme në kompani ndërtimi
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, preferohet përdorimi i programit AUTOCAD
  • Te jetë bashkepunues dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët
  • Vleresohet integriteti dhe besueshmeria
  • Njohja e gjuhës angleze përben avantazh

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë  CV-në e tyre në adresen e email:xh.cobani@arlis.al me subjekt: Inxhinier Ndërtimi ne zbatim   

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!

Job Detail
  • Career LevelExecutive
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.