Job Overview
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e perpunimit të drurit, ne pozicionin: Inxhinier Perpunimit te Drurit.
Përshkrim i Përgjithshëm
Inxhinier Përpunimit te Drurit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të ndjekur proceset e prodhimit të lëndës së drurit dhe të garantojë prodhimin e produkteve sipas standardeve të kompanisë.
Detyrat
- Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
- Garanton procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive.
- Planifikon dhe organizon punën për proceset e montimit të produkteve në objekte.
- Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
- Raporton tek Administratori.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë për përpunim druri ose ndonjë fakultet tjetër të ngjashëm.
- Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune në fushën e mobilerisë.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
- Të zotërojë në nivel të mire Paketën Office.
Te interesuarit te aplikojne nepermjete emailit hr@agikons.com, ose nepermjet numrit tone te kontaktit: 0684052085.
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience2 Years
-
GenderMale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma