Inxhinier Strukturist

Punajuaj
  • Post Date: January 13, 2022
  • Apply Before: May 14, 2022
  • Applications 0
  • Views 4
Job Overview

Departamenti: Teknik
Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

  • Inxhinieri Strukturist është përgjegjës për analizimin dhe projektimin e strukturës së objekteve civile dhe industriale.
  • Paraqet llogaritje të hollësishme në lidhje me forcën dhe qëndrueshmërinë e strukturave.
  • Hulumton teknologjinë e përparuar dhe praktikat më të mira në zbatim duke përcaktuar zgjidhjen më me kosto efektive.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të hartojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standarteve europiane të projektimit;
  • Të krijojë modelet strukturale të objekteve civile ose industriale duke shfrytëzuar programet e kompjuterike të projektimit;
  • Të llogarisë ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
  • Të përzgjedhë materialet e përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës;
  • Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
  • Të mbikqyrë proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
  • Të hartojë progres raportet periodike për proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve;
  • Të analizojë dhe vlerësojë projektet e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivave të tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria;
  • Të bashkëpunojë dhe bashëveprojë me personelin inxhiniero-teknik edhe të fushave të tjera të ndërtimit për të patur një produkt final me kosto efektive dhe sa më cilësor.

Kualifikimet

Kërkesat e Edukimit: Master’s Degree/ Diplomë Master.

  • Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi profili strukturist (3+2 ose 5 vjeçare).

Eksperiencat e punës:

  • Përvoja e nevojshme 2–5 vjet

Aftësi të tjera:

  • Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mira të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
  • Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e dhëna;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, ArmCad, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;

* Aplikantet e interesuar duhet të dergojnë CV-në e tyre nëpërmjet

a) linkedin

b) modulit te websitit progeen.com/karriera ose

c) në adresën: info@progeen.com me subjektin: “Apikim për pozicionin Inxhinier Strukturist” .

** Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga kompania.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.