Inxhinier Supervizimi

Punajuaj
  • Post Date: November 23, 2021
  • Apply Before: January 22, 2022
  • Applications 0
  • Views 0
Job Overview

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

Kompania vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës dhe të bëhen liderat e së nesërmes. Inxhinieri Supervizimit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor të objekteve deri në dorëzimin përfundimtar të tyre.

Detyrat

– Harton dokumentacionin e fillimit dhe përfundimit të objekteve sipas proçedurave dhe në përputhje me afatet kohore.
– Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor për secilin objekt, duke përfshirë që nga dokumentacioni ditor deri në finalizimin me libreza dhe situacione të volumeve të kryera.
– Kontrollon Inxhinierët e Zbatimit që të realizojnë pasqyrimin e punimeve konform legjislacionit dhe kontratave të nënshkruara.
– Sigurohet që situacionet të ndjekin proçedurën e miratimit tek autoriteti përkatëse.
– Përfaqëson kompaninë në Institucionet përkatëse për dorëzimin dhe plotësimin e dokumentacionit teknik dhe ligjor.
– Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
– Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.

Kualifikimet

– Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
– Përvojë pune mbi 5 vjet në profesion.
– Preferohen kandidatë me eksperiencë të ngjashme në këtë sektor.
– Të zotrojë mirë ”Paketën Office” dhe ”Autocad”.
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
– Të ketë njohuri të mira të legjislacionit në fushën e ndërtimit.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
– Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV  në adresen tonë të email: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.