Inxhinier Zbatimi

Punajuaj
  • Post Date: January 11, 2022
  • Apply Before: May 12, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

Kompania “USLUGA shpk” kerkon te punesoje INXHINIER ZBATIMI.

Inxhinieri i zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorëzimit te objektit.

Detyrat

Pergjegjesite kryesore

  • Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek stafi menaxherial dhe ai financiar.
  • Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
  • Raporton ne menyre periodike (javore) tek departamentet perkates duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
  • Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi;
  • Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen.

Pergjegjesite e vecanta

  • Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit;
  • Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes;
  • Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
  • Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
  • Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
  • Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
  • Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
  • Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit.
  • Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve;
  • Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
  • Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive;
  • Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
  • Pergatit ne menyre periodike liste-pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt;
  • Ndjek dhe ploteson cdo dite liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
  • Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave se bashku me situacionin e punimeve;
  • Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
  • Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik;
  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
  • Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar;
  • Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
  • Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari).

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në profilin Inxhinier Ndërtimi (sistemi 4 vjecar ose 3+2).
  • Kërkohen minimalisht 5 vite eksperiencë pune në këtë profil.
  • Njohje shume e mire e paketes Microsoft Office, Autocad, etj;
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike.
  • Gjuha angeleze përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit.
  • Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
  • Një drejtues kantieri duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne në email:  info@usluga.al

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience5 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.