Jurist/e

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: November 9, 2021
  • Applications 0
  • Views 47
Job Overview

Kompania “Gjikuria shpk” është një kompani prestigjoze në tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të infrastruktures. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.
Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojen, dijen, aftesinë dhe përkushtimin në mënyre që cdo projekt të perfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.

Detyrat

  • Përfaqësimin e shoqërisë pranë cdo instuticioni, ndjekja e procedurave ligjore, korrespondencës zyrtare me cdo autoritet, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë, proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti;
  • Struktura, hartimi, rishikimi dhe negociimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit;
  • Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria;
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime;
  • Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
  • Harton çdo akt tjeter të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
  • Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi;
  • Të ketë experience minimum 3 (tre) vjecare;
  • Të njohë legjislacionin, preferohet te kete experience ne legjislacion ne fushen e ndertimit, prokurimit publik dhe shoqerive tregtare;
  • Te kete njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Te kete njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri,korrektesi dhe integritet;
  • Te jete i besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup etj.

 

Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip me foto bashkëngjitur në headofhr@gjikuria.al

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.