Kompania “Brunes” sh.p.k., një kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave,
në sajë të zgjerimit të aktivitetit, 
kërkon kandidatë potencialë për pozicionin JURISTE PER PROCEDURAT E TENDERIMIT!

Detyrat

  • Përgatit dokumentacionin dhe kryen aplikimet ne procedura te ndryshme tenderimi;
  • Përfaqësimin e kompanisë pranë çdo instuticioni, ndjekja e procedurave ligjore, korrespondencës zyrtare me çdo autoritet, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së kompanisë;
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime;
  • Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
  • Harton çdo akt tjeter të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
  • Të kryej edhe detyra të tjera juridiko-administrative.

Kualifikimet

  • Te kete minimalisht 3 vjet eksperience pune juridike.
  • Diplomë në Fakultetin Juridik.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
  • Të njohë shume mire legjislacionin e Prokurimeve Publike, dhe te kete eksperience pune ne kete fushe.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office etj;

Kandidatët e interesuar, mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në adresën e postës elektronike:      hr@brunes.al
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.