Kasap

Punajuaj
  • Post Date: January 10, 2022
  • Apply Before: May 11, 2022
  • Applications 0
  • Views 6
Job Overview

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Kasapit.

Detyrat

Përgjegjësitë e pozicionit:

  • Kryen ndarjen e mishit në mënyrë anatomike për tregëtim sipas kërkesave të klientëve;
  • Parapërgatit organet e brendshme / kokën dhe këmbët e kafshëve për tregtim ose përpunim të mëtejshëm;
  • Kryen ruajtjen e mishit në kushtet e duhura sipas llojit dhe mënyrës së përdorimit;
  • Përgatit për ekspozim mishin në frigoriferet përkatëse sipas llojit të prodhimit;
  • Grin mishin në makineri;
  • Kryen peshimin dhe paketimin e mishit
  • Pastron dhe dezinfekton vendin dhe mjetet e punës;
  • Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientit dhe vë në dijeni menaxherin për to.

Kualifikimet

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Minimumi 3 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  • Mosha nga 30 deri në 50 vjeç

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailithr@bioju.al.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience3 Years
  • GenderMale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.