Kasier/e Sezonale TEG

Application deadline date has been passed for this Job.
This job has been Expired
Punajuaj
  • Post Date: December 14, 2021
  • Applications 0
  • Views 23
Job Overview

NJOFTIM PUNE Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Kasier/e (Sezonal)
Departamenti: i kasave
VendodhjaTiranë (TEG )
Përmbledhja e Pozicionit: 
Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë; Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:
– Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
– Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
– Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
– Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
– Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
– Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
– Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.

Kualifikimet

Kërkesat:
a. Edukimi:Arsim i mesëm ose i lartë.
b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
– Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
– Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
d. 
Aftesi të tjera:
– Aftësi për te punuar në skuadër;
– Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
– Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
– Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Mënyra e aplikimit*Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.