Kasiere

Punajuaj
  • Post Date: November 19, 2021
  • Apply Before: January 18, 2022
  • Applications 0
  • Views 9
Job Overview

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë: Kasiere
Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjëse për të ofruar një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve duke siguruar një proces pagese të shpejtë dhe të saktë.

Detyrat

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë kasave.
  • Kryen të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e Klientit.
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte dhe kontrollon në monitor përshkrimin, sasinë si dhe çmimin që të përputhen me produktet që skanohen.
  • Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearkëtari apo Supervizori i Kujdesit ndaj Klientit.
  • Kontrollon të gjitha kutitë e hapura që kalojnë në kasë dhe siguron që produkti është i njëjtë me përshkrimin/kodin e kutisë.
  • Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearketari.
  • Respekton dhe bashkëpunon me koleget për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
  • Zbaton kodin e veshjes dhe kodin e sjelljes dhe siguron të jetë me uniformë të plotë gjatë gjithë kohës në punë.
  • Zbaton me përpikmëri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
  • Pranon detyra të tjera siç nevojiten apo kërkohen në çdo kohe për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet

Edukimi: Të ketë Diplomë Universitare.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.
Aftësitë:

  • Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit dhe të jetë entuziast.
  • Të paturit e një paraqitjeje të denjë është kërkesë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • ExperienceLess than 1 Year
  • GenderFemale
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.