Job Overview
Përshkrimi Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, eshte nje nga grupet investuese me te rendesishme dhe me te suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perendimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN eshte i pranishem ne Austri, Shqiperi, Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holande, me afersisht 6’000 punonjes ne total. Aktivitetet e Grupit BALFIN perfshijne zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive te patundshme, shitjet me pakice, industrine minerare, sistemin bankar, turizmin, energjine, logjistiken, etj.Grupi BALFIN po rritet ne menyre te qendrueshme dhe kontribuon ne permiresimin e jeteses se komuniteteve permes zhvillimit ekonomik, prezantimit te ideve te reja, punesimit dhe investimeve sociale.
KidZone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.
Pozicioni: Kasiere
Departmenti: Kasave
Vendodhja: Jumbo TEG, Jumbo QTU
Permbledhja e Pozicionit: Nje Kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me Vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit. Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale.
Detyrat
Detyra dhe Pergjegjesi:
- Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin prane arkave te blerjeve impulsive; Mban Arken te sigurte, e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
- Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje; Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te Dyqanit;
- Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme; Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
- Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
- Asiston ne trajnimin e Kasiereve te reja;
- Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
- Ne perfundim te turnit ben mbylljen e kases dhe dorezimin e lekeve prane arkes qendrore.
Kualifikimet
Edukimi: Arsim i larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim).
Eksperiencat e punes: Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem ne kete pozicion.
Kualifikime te tjera: Njohuri te gjuheve te huaja. Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit.
Aftesi te tjera: Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore. Aftesi per te operuar me programet baze te kases.
Menyra e aplikimit*:Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronikehr@jumbo.al
ose na kontaktoni ne numrat e meposhtem: TEG: +355686060052, QTU: +355686077378
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
ExperienceLess than 1 Year
-
GenderFemale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma