Job Overview
Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato. Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Në kuadër të zgjerimit të rrjetit te degëve në Tiranë po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës sonë në pozicionin: Këshillues Klienti
Qëllimi i Rolit: Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar këshillim dhe edukim financiar lidhur me të gjitha shërbimet dhe produktet bankare të bankës. Identifikon dhe trajton nevojat e klientit në mënyrë profesionale me qëllim kthimin e tyre në shitje dhe arritjen e objektivave të biznesit duke garantuar përputhshmërinë me poltikat dhe procedurat e brendshme të Bankës.
Detyrat
Përgjegjësitë Kryesore:
· Identifikon klientët potencialë të bankës, këshillon paketa financiare dhe produkte elektronike që plotësojnë më së miri nevojat e tyre duke u kujdesur që të kryejnë çdo shërbim me bankën.
· Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara.
· Siguron realizimin e objektivave individuale të lidhura me shitjen/sherbim si dhe kontribuon në realizimin e objektivave të degës/agjencisë në tërësi sipas fokusit te bankes.
· Plotëson në kohë dhe me profesionalizëm nevojat e klientëve, kujdeset për krijimin e bashkëpunimeve afatgjata me klientët ekzistues dhe të rinj të bankës.
· Menaxhon kërkesat dhe nevojat financiare të klientëve individ duke siguruar këshillim dhe udhëzime të detajuara.
· Është përgjegjës për procesimin e aplikimeve për kredi për klientët individ, verifikimin dhe analizimin e situatës financiare të klientit për të dalë në një propozim të qartë për klientin.
· Siguron plotësimin me saktësi të të gjitha formave dhe dokumentacionit te produkteve te bankes për klientët, në përputhje me kriteret/procedurat në fuqi si dhe siguron arshivimin e dokumentacionit në dosjet e klientit (në formatin fizik& elektronik).
· Trajton me kujdes informacionin e marrë duke ruajtur konfidencialitetin e kërkuar gjatë ushtrimit të detyrave të ngarkuara.
· Përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës për secilin produkt apo transaksion të kryer, në përputhje me procedurat në fuqi.
· Raporton tek Koordinatori i Degës/Drejtori i Degës/Agjencisë:
– Çdo problem që ka të bëjë me klientët.
– Çdo veprim që shkakton problem në lidhje me regjistrimet kontabël në sistem.
– Çdo transaksion që shfaq elemente të dyshimit në lidhje me burimin e të ardhurave apo elemente të tjerë.
– Çdo element tjetër të nevojshëm sipas manualeve dhe rregulloreve në fuqi.
Kualifikimet
Profili individual:
· Diplomë Universitare në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
· Eksperiencë e mëparshme me produktet kreditore dhe shërbimet bankare;
· Integritet i lartë personal;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi në promovimin e produktetve dhe shërbimeve e bankës.
· Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe manaxhimi të kohës;
· Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur;
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
· Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë – CV – Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience2 Years
-
GenderBoth
-
INDUSTRYBanking
-
QualificationHigh School