Këshillues Klienti

Punajuaj
  • Post Date: January 12, 2022
  • Apply Before: May 13, 2022
  • Applications 0
  • Views 3
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale
Profili i kompanisë Neptun: Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Dëshironi të punoni në kompanin lider në tregun e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake? Nëse jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë, dyqanet NEPTUN janë vendi i punës i duhur për ju ku mund të shpalosni aftësitë tuaja në shitjen e produkteve tona duke zgjuar kureshtjen e klientëve tanë.

Pozicioni: Këshillues Klienti

Departmenti: Retail

Vendodhja: Tiranë ( Neptun TEG)

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
  • Te komunikojë dhe shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tij/saj;
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;

Kualifikimet

Kërkesat:

Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);

Eksperiencat e punës: Përvojë pune në shitje me pakicë;

Kualifikime të tjera:

  • I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre KETU ose ne hr@neptun.al.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYManagement
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.