Këshillues Klienti

Punajuaj
  • Post Date: November 26, 2021
  • Apply Before: January 25, 2022
  • Applications 0
  • Views 1
Job Overview

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Nëse jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë, Dyqanet NEPTUN janë vendi i punës i duhur për ju ku mund të shpalosni aftësitë tuaja në shitjen e produkteve tona duke zgjuar kureshtjen e klientëve tanë.

Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Durrës
Qëllimi i Pozicionit
: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
  • Te komunikojë dhe shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tij/saj;
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
Eksperiencat e punës: Përvojë pune në shitje me pakicë;
Kualifikime të tjera:

  • I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Mënyra e aplikimit*
: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e në hr@neptun.al.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Job Detail
  • Offerd Salary0- £15,000
  • Career LevelOthers
  • Experience2 Years
  • GenderBoth
  • INDUSTRYFinance
  • QualificationDiploma
Shortlist Never pay anyone for job application test or interview.