Job Overview
Përmbledhje e pozicionit: Kordinatori i Marketingut / Senior është përgjegjës për zhvillimin dhe ndjekjen e fushatave promocionale të intergruara në marketing, në përputhje me planin dhe objektivat e kompanisë. Gjithashtu koordinon dhe mban kontakte me palët e 3-ta të përfshira në të gjithë procesin si agjenci publicitare, media, kompani printimi dhe prodhimi si edhe përgatit raportet mujore mbi rezultatet e fushatave të komunikimit dhe monitoron buxhetin mujor.
Detyrat
Përshkrim i punës ;
- Përgatit, realizon dhe monitoron aktivitetet promocionale mujore të shoqërisë;
- Përditëson dhe ndjek kalendarin e aktiviteve promocionale të çdo muaji si edhe koordinon përgatitjen e këtyre aktiviteteve me palët e tjera të përfshira në proces (departamenti komercial, i shitjeve, logjistikës, shumicës apo bashkëpunëtorë të tjerë të jashtëm);
- Ndjek procesin e dizenjimit, të printimit, të prodhimit të spoteve televizive dhe radio, përgatitjes së materialeve të komunikimit online, në funksion të realizimit me sukses të cdo fushate komunikimi.
- Koordinon fushatat marketing dhe negocion për cmime sipas rastit me palët e 3-ta si media, agjenci, kompani printimi, kompani shpërndarje, marka partnere, etj.
- Përgjegjës për analizimin e situatës, konceptimin dhe porositjen e të gjithë materialeve promocionale që kërkohen nëpër dyqane: etiketa të vecanta, plexiglase, ekspozitore, stenda apo materiale të tjera reklamuese.
- Monitoron buxhetet mujore duke analizuar dhe krahasuar rezultatet aktuale me ato të parashikuara dhe buxhetuara. Informon dhe përditëson të gjitha dyqanet e rrjetit për përmbajtjen dhe qëllimin e ofertave promocionale që do të reklamohen instore, si edhe për mënyrën e aplikimit të materialeve promocionale, vlefshmërinë & specifikat e ndryshme që ato përmbajnë.
- Mbledh informacion mbi të dhënat e shitjeve nga manaxherët e produktit si edhe manaxherët e shitjeve rajonale dhe i analizon ato për të gjykuar efektet dhe ndikimin e promocioneve të ndryshme në secilëën zonë apo dyqan.
- Përgatit raporte pas cdo vizite nëpër dyqane të cilat përmbajnë informacion dhe problematikat e shfaqura në secilën nga pikat e shitjes së rrjetit.
- Kërkon dhe sjell praktikat më të mira të kompanive të ngjashme dhe është gjithmonë i azhornuar me metodikat e reja mbi reklamimin e produkteve
Kualifikimet
Aftësi dhe kualifikime në fushën e marketingut
- Koordimin; Kërkim tregu;
- Planifikim, Kuptim i sjelljes konsumatore;
- Lexim dhe kuptim i Media planeve;
- Njohje e termave të dizajn grafik; njohje e materialeve promocionale dhe termave teknike të prodhimit;
Aftësi personale
- Menaxhim i mirë i kohës, aftesi shumë të mira komunikimi, aftësi shumë të mira për punë në grup, aftësi për tu përshtatur dhe punuar nën presion, personalitet energjik dhe i vetëmotivuar, person me iniciativë dhe ambicioz, multitask, personalitet krijues dhe ekstrovert, ndershmëri dhe intergritet
Kërkesa teknike:
- Minimalisht 4 vite punë në fushën e marketingut, komunikimit, publicitetit .
- Arsim i lartë bachelor (me eksperiencë pune, dega nuk përbën problem),
- Njohje shumë korrekte e gjuhës Shqipe në të shkruar dhe në të shprehur.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e folur, e shkuar).
- Njohja e gjuhëve të tjera përben avantazh.
- Njohuri të mira kompjuterike e programeve Powerpoint, Excel, Word.
- Njohja e programeve të tjera përbën avantazh.
- Njohuri e terminologjisë teknike të përdorur në Marketing.
- Leje drejtimi klasi B (përbën avantazh)
Kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne CV-te ne adresen email- it hr@neptun.al
Job Detail
-
Career LevelOthers
-
Experience4 Years
-
GenderFemale
-
INDUSTRYManagement
-
QualificationDiploma